AKTUALITET, 29 October 2026, 21:08

Veliaj mes vrasësve, përdhunuesve dhe trafikantëve/ Klodiana Lala shpjegon transferimin e kryebashkiakut në burgun e Fierit 

Veliaj mes vrasësve, përdhunuesve dhe trafikantëve/ Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se transferimi i kryebashkiakut të Tiranës nga burgu i Durrësit në atë të Fierit e ka tejkaluar Drejtorinë e Burgjeve. Ajo shprehu dyshime për motivet që qëndrojnë pas këtij transferimi.

“Ekskluziviteti për një të paraburgosur i përket Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Kjo bëhet mbi bazën e një analize risku. Për shkak të mënyrës se si funksionon drejtoria e burgjeve, ndahen në burgje të sigurisë së lartë, të zakonshme ose të ulët. Për shkak të funksionit, Veliaj, është vendousr në atë që njihet si burgu i zyrtarëve ne paraburgimin e Durrësit. 

Ndërkohë që zoti Meta ka qenë i vetmi ndër funksionarët e lartë që është mbajtur te 313. 

Ka patur vendimarrje të drejtoreshësë së re të burgjeve, që ka urdhëruar mbi baze të një analize risku. 

Ligji thotë që personi i paraburgosur duhet të ketë në dispozicion aktin e transferimit, përse transferohet dhe kur do të dërgohet. Në rastin konkret, Veliaj nuk e ka patur në dispozicion këtë akt të transferimit. 

Në pamje të parë, transferimi i Veliajt duket i rregullt, por mendoj se do të tejkalojë drejtorinë e burgjeve, pasi tha se urdhri i transferimit klasifikohet sekret shtetëror. Kjo bëhet vetëm kur personi ka hetim të hapur, dhe për shkak të përgjimit apo formave të tjera të dokumentacionit, ka të dhëna dhe indicie që mund t’i shërbejnë një hetim penal. Nuk e dimë nëse jemi përpara një rasti të tillë. 

Pra kur Prokuroria ka hetim të hapur dhe ka të dhëna për veprimtari kriminale, ku mund të jetë përfshirë personi, urdhri klasifikohet. 

Fakti që erdhi në një moment kur Veliaj reagoi për protestën dhe ishte kritik me Ramën në mënyrë indirekte, më kanë lindur dyshime se nuk është një transferim normal. 

Sipas ligjit, çdo person i paraburgosur kur transferohet nuk shkon në seksion me të dënuar, por mbahet në dhomën e observimit. Për 48 orë ose edhe më shumë, drejtoria e burgjeve dhe stafi mbështetës, bëjnë një raport të detajuar për gjendjen fizike, mendore, shëndetësore. E pyesin shtetasin Veliaj, me filanin ke probleme, konflikte, e me rradhë. 

Kur ato binden se nuk ka rrezik potencial për shtetasin Veliaj, drejtoria e burgjeve e vendos në qeli të vecantë. Për shkak të funksionit që ka patur, duhet të trajtohet ndryshe, jo për ta favorizuar, por kur ka funksionarë që mund të bëhen objekt urrejtje e me rradhë, duhet të qëndrojnë në një qeli më vete. 

Në burgun e Fierit, ka personazhe që nga krerët e organizatave kriminale, te përdhunuesit, trafikantët e drogës, e me rradhë. 

Atje ka disa personazhe. Është transferuar edhe Ergys Agasi sot. Ka ish-zyrtarë të lartë të policisë, Julian Shpataraku. 

Janë anëtarë të dosjes “Plumbi i artë”. 

Apo grupet e Shkodrës. Problemi është që për shkak të funksionit të Veliaj, drejtoria e burgjeve duhet të hartojë një raport. 

Në këtë rast transferimi nuk është hata, por klaisifkimi si sekret shtetëror me bën të ngre dyshime”- tha Lala.