SPORT, 4 Shtator 2020, 13:41

“Ka gati deklaratën për të ardhmen”, mediat Spanjolle: Mesi ka vendosur për fatin e tij

“Ka gati deklaratën për të ardhmen”, mediat


E ardhmja e Lionel Mesit është e vështirë të mendohet larg Barcelonës.

“Sphera Sports” raporton së fundmi se superylli i futbollit ka përgatitur një deklaratë për shtyp ku do të konfirmojë qëndrimin në “Kamp Nou” deri në vitin 2021.

Ky lajm është shpërndarë nga mediat e huaja në mbarë botën.

Kërkesat e mëdha financiare të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” duket se janë shumë të kushtueshme edhe për një klub me financa të fuqishme si Mançester Siti, i cili ka tentuar gjatë muajve të fundit ta bindë “Pleshtin” të vijë në “Etihad Stadium”.

Ditën e djeshme, mediat iberike raportuan se Mesi mund të ketë vendosur të qëndrojë te klubi i zemrës deri në vitin 2021, kur dhe i skadon kontrata me Barçën./Panorama Sport