AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 23:10

Portieri i Liverpool harron gafat me ish-të dashurën e Ronaldos

Loris Karius ndërron faqe. Gafat e bëra në Kiev duken tashmë pas krahëve dhe portieri i Liverpool po shijon pushimet nën diellin e Polinezisë. Dhe jo i vetëm.

Në shoqërinë e gjermanit është Daniella Grace, 27-vjeçarja ish-e dashura e Cristiano Ronaldo. Çifti i ri, sipas asaj që shkruan e përditshmja gjermane “Bild” po qëndron në Bora Bora në një hotel superluksoz ku kushton 1800 euro nata.

Ajo është një modele amerikane me origjinë italiane dhe portugeze. Në të kaluarën, përveç flirtit me CR7 edhe me basketbollistin e NBA, Blake Griffin dhe me çiklistin, Taylor Phinney.

Ajo është përgjegjëse për një blog personal ku rrëfehen udhëtimet. Karius, mesa duket ka gjetur dashurinë. Flirtet e vjetra me Pamela Reif dhe Ianthe Rose duken tashmë një kujtim i vjetër.©LAPSi.al

 Image result for Daniella Grace Image result for Daniella GraceImage result for Daniella Grace Image result for Daniella GraceImage result for Daniella Grace Image result for Daniella Grace