AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 19:26

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Greqi, një shqiptar e drejtonte nga burgu

Një grup prej 14 personash, që merrej me trafik droge në Greqi, është goditur nga autoritetet vendase.

Pjesë e rrjetit kriminal ishin edhe 7 shqiptarët, të cilët kanë rënë në pranga.

Policia thotë se një prej drejtuesve te rrjetit, një 48-vjeçar shqiptar, e drejtonte aktivitetin që nga burgu. Ai ishte arrestuar ne korrik të vitit të kaluar, për trafik droge.

Ata operonin kryesisht në zonën e Tesalisë. Gjatë arrestimeve u sekuestruan 1,7 kg heroinë, dhe sasira të vogla kanabisi dhe kokaine.

U sekuestruan gjithashtu mbi 6 mijë euro, 65 paund, gjashtë automjete, një motoçikletë dhe 21 celularë, raportojnë mediat greke.

Shtatë të arrestuarit e tjerë janë shtetas grekë.

Image

© SYRI.net