TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim ka debat nëse kjo forcë politike po drejtohet më mirë tani nga zonja Monika Kryemadhi, apo më herët kur ishte Ilir Meta.
Në studion e emisionit “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço ka folur ish-ministrja Klajda Gjosha.
Ajo ka thënë se largimin nga LSI e shikon si fundin e karrierës së saj politike.
E sa i përket pyetjes se cili nga të dy, Monika apo Meta është më i mirë në drejtimin e partisë, zonja Gjosha ka dhënë këtë përgjigje: Janë të dy të jashtëzakonshëm në mënyrën e vetë. Zoti Meta ka qenë më shumë institucional edhe me komunikimin me gjithë drejtuesit e tjerë. Zonja Kryemadhi është shumë herë më popullore, shumë herë më hapur për bashkëpunim. Debati në LSI është shumë herë më i hapur le të themi. Kur një parti politike drejtohet nga një grua, përgjegjësia është e jashtëzakonshme dhe vetë partia merr një rrjedhë tjetër që ndoshta burrat mund ta kenë pak më të vështirë për tu mësuar, por për ne gratë është një komoditet i jashtëzakonshëm . Është mirë që i kemi provuar të dy liderët tashmë.