AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 20:59

Të shtëna me armë para drejtorisë së policisë, dyshohet për 2 të plagosur

Të shtëna me armë para drejtorisë së policisë,
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para drejtorisë së policisë në Gjirokaster, ndersa deri me tani raportohet per dy te plagosur.

Dy te plagosurit kane qene bashke ne nje pike bastesh, lokal ky i cili ndodhet prane drejtorise se policise.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se dy personat jane konfliktuar me njeri-tjetriin.

Forca te shumta policie kane shkuar ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet paraprake per zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk dihet motivi i plagosjes se personave.