AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 21:44

Arta Marku sillet si e “e përhershme”, lëviz nga detyra prokurorin e njohur

Kryeprokurorja e Përkohshme vijon me ndryshimet në organin e akuzës. Ajo po bën ndryshime thelbësore në këtë organ duke u sjellë si kryeprokurore me mandat të përhershëm. Mësohet se Marku ka urdhëruar largimin e Anton Martinit nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës.

Arta Marku ka emëruar në vend të Martinit prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ushtronte detyrën në Tiranë, ndërsa më herët ka qenë edhe ndihmës ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme. Nesër pritet prezantimi i Pjetërnikaj në Shkodër.

Pas 6 muajsh nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës Anton Martini kalon me detyrë tek Krimet e Rënda. Prokuror prej disa vitesh tek Krimet e Rënda, mësohet se do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore. Kohët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës ai nuk shihej me sy të mirë nga kryeprokurori i cili e largoi nga Tirana në rrethe. ©LAPSI.al

Image result for anton martini

(Prokurori Anton Martini)

e Përkohshme vijon me ndryshimet në organin e akuzës. Ajo po bën ndryshime thelbësore në këtë organ duke u sjellë si kryeprokurore me mandat të përhershëm. Mësohet se Marku ka urdhëruar largimin e Anton Martinit nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës.

Arta Marku ka emëruar në vend të Martinit prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ushtronte detyrën në Tiranë, ndërsa më herët ka qenë edhe ndihmës ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme. Nesër pritet prezantimi i Pjetërnikaj në Shkodër.

Pas 6 muajsh nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës Anton Martini kalon me detyrë tek Krimet e Rënda. Prokuror prej disa vitesh tek Krimet e Rënda, mësohet se do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore. Kohët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës ai nuk shihej me sy të mirë nga kryeprokurori i cili e largoi nga Tirana në rrethe.

Image result for anton martini

(Prokurori Anton Martini)