TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modelja 37-vjeçarja kaloi një orë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku diskutoi me dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht këshilltar i tij, e më pas edhe me vetë Trumpin, për të kërkuar faljen e një 63-vjeçareje të dënuar me “burg përjetë”, pasi ishte arrestuar në 1993-shin për trafik droge.
Me sa duket presidenti amerikan e ka dëgjuar këshillën e Kim Kardashian, duke e amnistuar 63-vjeçaren Alice Marie Johnson.
Historia e Johnsonit ia tërhoqi fillimisht vëmendjen yllit të “reality show”-t, kur pa një video të shkurtër mbi të, të publikuar në mediat sociale.
Kim u prek aq shumë sa i kërkoi avokates së saj, Shawn Holley, t’i hidhte një sy rastit, si dhe vendosi të paguajë për të një ekip të ri ligjor, i cili do të kujdeset me mbrojtjen e gruas. Ajo do të bashkojë forcat me Kushnerin, që këmbëngul prej kohësh për një reformë federale të sistemit penitenciar.