AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 19:21

Makina përplaset me autobusin në autostradën Fier-Lushnjë

Makina përplaset me autobusin në autostradën Fier-Lushnjë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Vajkan.

Raportohet se një makinë e tipit “BMW” është përplasur me një autobus dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Përplasja ka qenë e fortë dhe siç duket nga pamjet në video dëmet në mjete kanë qenë të konsiderueshme.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i makinës, i cili ka marrë dëmtime në këmbë.

Ai është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar.