AKTUALITET, 12 Janar 2018, 09:43

Policit rrugor i djegin makinën dhe në banesë i hedhin dy granata dore

Policit rrugor i djegin makinën dhe në banesë i hedhin dy granata

I djegin makinën dhe në oborrin e banesës i hedhin dy granata dore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45 në banesen e 60-vjeçarit me inicialet K.V në Fushë-Krujë. Makina është e Agron Vogës, i cili mësohet se është polic rrugor në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv. Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.