AKTUALITET, 12 Janar 2018, 08:34

Bien temperaturat, shi dhe borë në disa zona

Pavarësisht se në orët e para të paradites në Shqipëri do të mbizotërojë moti i kthjellët me pak vranësira, pritet që situata të ndryshojë në orët e drekës e më pas gjatë pasdites e darkës.

Pasditja vijon në kushtet e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta e të përkohshme, priten kryesisht në zonat Lindore. Vranësira të shpeshta do të ketë gjatë natës në territor duke rrezikuar zonat Lindore nga reshje të izoluara e të pakta dëbore.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 2°C në vlerat e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të vlerave termike në Veri-Verilindje ndërsa mbeten thuajse konstante temperaturat e mesditës në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.