AKTUALITET, 11 Janar 2018, 22:19

Zgjedhjet e FSHF/ Fino fillon sulmin ndaj Dukës

Zgjedhjet e FSHF/ Fino fillon sulmin ndaj Dukës

Menjëherë pasi Armando Duka i futi kunjin e parë nga Top Channel, rivali i tij për FSHF, Bashkim Fino ka dhënë kundër goditjen. Duke komentuar atë që të gjithë e quajnë si pikën më të fortë të këtij mandati të Dukës, kualifikimin për "France 2016", Fino i futi një pickim të lehtë.

“Kualifikimi për në Euro ishte së pari për meritën e lojtarëve, së dyti për atë të stafit teknik dhe trajnerëve dhe vetëm së treti për meritë të drejtuesve" tha Fino duke shfryrë kështu krenarinë më të madhe të Dukës.

Ish-kryeministri socialist tha se ai nuk e sheh bilancin e Dukës bardhë e zi dhe i quajti të përdorur ata lojtarë të kombëtares si Ansi Agolli dhe Andi Lila që kanë shprehur preferencën e tyre për Dukën. Ata do të jenë pjesë e të kuqve dhe të vlerësuar nga unë edhe po të zgjidhem president i FSHF-së tha Fino.