TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është shuar në moshën 63-vjeçare, mjeshtri i valles shqiptare, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Rexhep Çeliku. Mjeshtri i valleve ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Vetëm katër ditë më parë, ai, i cili është etiketuar edhe si kërcimtari fluturues, u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Ai ishte solist i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve. Presidenti Meta e dekoroi me motivacionin. “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.
Kjo ishte dhe shfaqja e fundit e Rexhep Çelikut…