TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, është shfaqur në emisionin "Rubrika sportive" në TVSH, nga ku ka lajmëruar kandidimin e tij për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Fino u shpreh se do të garojë për kreun e FSHF-së, sepse ai e ka pasion futbollin, ka parë shumë ndeshje dhe ka marrë pjesë në emisione sportive.
" Ka kohë që shumë dashamirës të sportit, më kanë kërkuar të jem pjesë e sportit, sepse kanë parë aktivitetin tim jo vetëm politik por edhe sportiv. Kam qenë në shumë evente dhe emisione sportive. Kam folur dhe diskutuar sepse futbollin e kam pasion dhe e njoh shumë mirë. Eshtë momenti dhe koha të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar, ti japim një imazh të ri futbollit shqiptar. Unë jam në një garë me mikun tim Duka. Nuk është një garë e ashpër. Do më pëlqente të kishte edhe kandidatë të tjerë,"
Kujtojmë se Bashkim Fino vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe sot la të kuptohej se nuk do të heqë dorë nga mandati i tij.
I pyetur nëse kandidimi i tij, mund të perceptohet si një ndërhyrje e politikës në futboll, Fino nuk dha një përgjigje konkrete lidhur me këtë çështje, por u shpreh se ligji nuk e ndalon të kandidojë.
"Jam anëtar i parlamentit shqiptar, kam 20 vjet deputet. Nga pikëpamja ligjore nuk të pengon askush. FSHF-ja është një OJQ jo fitimprurëse."
Kandidati përballë Finos, do të jetë, kreu aktual i FSHF-së, Armando Duka, i cili e konfirmoi rikandidimin e tij, gjatë ditës së sotme.
/TPZ.AL/
![]()