TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar pas shpalljes së kandidimit për kreun e FSHF-së, nga deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka publikuar një pjesë nga deklarata e tij e bërë para 2 muajsh në emisionin “Fair Play” të Enkeleida Zekos, ku kishte deklaruar se ka një konspiracion se Bashkim Fino do të kandidonte përballë Dukës.
“I ftuar ne emisionin sportiv Fair Play te Enkeleida Zeko, me 5 nentor 2017, ndersa flisnim per kthimin e Sulejman Staroves te Partizani, u shpreha se ka nje konspiracion per te vendosur perballe Armando Dukes, kreut te FSHF-se, nje kandidature te forte si Bashkim Fino…
ne ate kohe kjo dukej vertete nje utopi, ndersa mbeshtetesit e Don Dukes mu sulen te nesermen duke me thane se po spekulloja!!!!” shprehet Hoxha.
Më tej ai shprehet se më në fund “Don Duka” ka përballë një rival serioz.
“Por ….
sot me 11 janar 2018, vetem 20 minuta me pare, Bashkim Fino sapo shpalli kandidaturen e tij per president i FSHF ne emisionin Rubrika Sportive ne RTSH…
Drejtuesi me jetegjate i nje institucioni ne Republiken e Shqiperise, qe nga rrezimi i komunizmit me 1990, i njohur me nofken Don Duka, me ne fund pas 16 vitesh mbreterim me dore te hekurt do kete nje rival serioz perballe…”, – shkruan Artan Hoxha. /CityNews