TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka shpallur mbrëmjen e sotme, kandidaturën e tij, për kreun e FSHF-së, nga Radio Televizioni Shqiptar.
Gjatë shpalljes së kësaj kandidature, Fino la të kuptohej se nuk do të lërë mandatin e deputetit. Pra për herë të parë do të kemi një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i cili kandidon edhe për të qenë kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit. Fino u shpreh se një deputeti nuk i ndalohet kandidimi për këtë post, sepse FSHF është një organizatë jo qeveritare.
"Nga pikëpamja ligjore nuk të pengon askush. FSHF-ja është një OJQ jo fitimprurëse.”
/TPZ.AL/