AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 09:54

Festa e Bajramit, Basha uron besimtarët: Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja!


Kreu i Opozitës Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi nëFacebook, Basha ndër të tjera shkruan, “Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Urimi i Bashës:

Të nderuar besimtarë e veçanërisht ju që keni agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin!

Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!