AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 18:55

Ilir Meta refuzon të dekretojë Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm

Ilir Meta refuzon të dekretojë Sandër Lleshin si Ministër i

Presidenti Ilir Meta, ka refuzuar të dekretojë Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Zyra e shtypit në Presidencë, njofton se Meta nuk e ka krijuar bindjen për të drekretuar Lleshin si ministër.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet ne njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Sandër Lleshi ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, në detyrën e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së papritur të Fatmir Xhafajt. Meta e dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por për disa ditë nuk mori një vendim lidhur me emërimin e Sandër Lleshit. Pasditen e sotme, është njoftuar edhe refuzimi i presidentit për të dekretuar Lleshin.

Refuzimi i Metës, shënon precedentin e parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, kur presidenti refuzon të dekretojë emërimin e propozuar nga kryeministri.

Në postin e Ministrit të Brendshëm, vijon të mbetet Fatmir Xhafaj, deri në momentin që parlamenti të miratojë shkarkimin e tij.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/11/05/lajmi-i-fundit-sander-lleshi-emerohet-zv-minister-i-brendshem/

http://www.tpz.al/2018/11/03/pse-meta-e-coi-lleshin-per-lesh/