AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 19:31

Rrefuzimi i Lleshit/ Paralajmërimi dhe precedenti që krijoi Meta

Rrefuzimi i Lleshit/ Paralajmërimi dhe precedenti që krijoi Meta

Vendimi i Presidentit Ilir Meta që ka vendosur të mos e dekretoje Sandër Lleshin për Ministër të Brendshem muk është një surprizë.

Që 24 orë më parë një ditë para përfundimit të afatit 7 ditor ai pati deklaruar: ‘nuk është çështje shpatullash, por është çështje bindjesh, nëse nuk më bindin nuk do ti dekretoj’. në një intervistë me Çim Pekën Meta hoqi paralele mes tij dhe presidentit italian: ‘Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë dhe marëdhëniet me BE. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij. Presidenti nuk është noter” tha ai.

Gjithësesi, kjo është hera e parë në historinë e demokracicë që një kryetar shteti rrefuzon të kthejë mbrapsht një propozim të shefit të shumicës.

Edhe në vitin 1998, kur Meidani kishte kompetenca shumë më të forta kushtetuese, ai tentoi ti pengonte disa ndryshime të Nanos në qeveri për largimin e Neritan Cekës, Sabit Brokajt dhe Arta Dades, sepse nuk ishte dakord me ndryshimet, por në fund i dekretoi.

Edhe në rastin e emërimit të Fatmir Xhafajt, Bujar Nishani deklaroi se moralisht ai nuk e miratonte këtë kandidaturë, por kushtetuta e ndalonte ta pengonte dekretimin e tij.

Me këtë lëvizje, Meta, jo vetëm krijon një krizë për qeverinë Rama, por ai vendos një precedent problematik që nuk kishte ndodhur kurrë më parë./Lapsi/