TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla lajmëroi se partia e tij ka nisur procedurat për zëvendësimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Këtë deklaratë Balla e bëri ndërsa ishte i ftuar në emisionin" 5 Pyetje nga Babaramo". Sipas Ballës, mandati i numrit një të hetimit përfundon në datë 7 dhe për këtë arsye Kuvendi do të nis punën për zëvendësimin e tij me një prokuror të përkohshëm.
Në një kohë që KLP, institucioni që ka të drejtën për të propozuar kandidatin e ri për kryeprokuror, ende nuk është ngritur, atherë do të bëhet zëvendësimi i tij me një prokuror nga prokuroria e Përgjithshme, i cili ka një eksperiencë 15 vite në detyrë dhe me gradë shkencore.
Prokurori i përkohshëm do të qëndroj në detyrë, deri në konstituimin e KLP-së.
Por duket se sistemi i drejtësisë është futur në ngërç, për shkak të mosngritjes në kohë të organeve se KLP dhe KLGJ.
Një tjetër ngërç, është edhe ai i krijuar nga mosngritja e Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, për të cilin është shprehur dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.