AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 09:47

Pjesë e ‘listës së zezë’ të Ramës, ish-drejtori merr detyrë të rëndësishme

Ishte pjesë e listës së zezë të Ramës, por ish-drejtori i Hipotekës në Durrës, emërohet tashmë në një tjetër detyrë të rëndësishme.

Ani Dyrmishi është emëruar drejtori i ri i Hekurudhës Shqiptare, shkruan panorama. Ai ishte në krye te Hipotekes së Durresit dhe u larguar prej andej pak para zgjedhjeve.

Ai ishte pjesë e listës me 101 emra për të cilët sipas Ramës ka pasur ankesa nga qytetarët. Ky është rasti i dytë që një ish zyrtar pjesë e listës së zezë të kryeministrit emërohet në një tjetër detyrë të rëndësishme. Njësoj ndodhi edhe me ish drejtoreshën e spitalit të Vlorës, pjesë e listës së zezë, e cila mori detyrë të rëndësishme në Bashkinë e Vlorës.