AKTUALITET, 24 October 2026, 16:02

Policia “kontrollon” Bulevardin dhe Parkun Rinia, gazi lotsjellës “pushton” zonën

Policia “kontrollon” Bulevardin dhe Parkun Rinia, gazi

Policia ka marrë nën kontroll Bulevardin dhe zonën e Parkut Rinia, pas tensioneve dhe përplasjeve me protestuesit.

Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë për shpërndarjen e turmës, protestuesit janë tërhequr në disa pika të ndryshme, mes tyre në zonën e Parkut Rinia dhe në anën tjetër të lumit Lana.

Efektivët po hedhin vazhdimisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Në të gjithë zonën shihet tymi i gazit lotsjellës.