AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 11:36

Zbardhet buxheti për Vetingun: Bungo merr 1.8 milionë USD, Mulaj merr 1.3 milionë, KLP asnjë lekë

Zbardhet buxheti për Vetingun: Bungo merr 1.8 milionë USD, Mulaj merr

4.5 milionë dollarë është shuma e përcaktuar në buxhetin e vitit 2018 për organet e Vetting-ut që do bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Sipas të dhënave përfundimtare të Buxhetit të Shtetit për vitin e ardhshëm, të sapopublikuar në Fletoren Zyrtare, pjesën e luanit nga kjo shifër do ta marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. I kryesuar nga Genta Bungo. Për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve të këtij organi është përcaktuar shuma prej rreth 1.8 milionë dollarësh.

Kolegji i Apelimit i kryesuar nga Natasha Mulaj, do përfitojë nga buxheti i shtetit rreth 1.3 milionë dollarë. Për Komisionerët Publikë është parashikuar një fond prej afro 500 mijë dollarësh.

Në buxhetin e vitit 2018 bie në sy mungesa e fondeve për shpenzimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili nuk është konstituuar ende, duke sjellë për pasojë edhe përplasjet e ashpra që shoqëruan zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.

Ndërkohë që në dispozicion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, organ i konstituuar vetëm pak muaj më parë, është vënë një fond prej rreth 900 mijë dollarësh.

Shpenzimet janë shumë më të ulëta nga sa kërkuan vetë Komisionet e Vetting-ut. Kjo pas Qeveria rrëzoi kërkesat e tyre për paga që shkonin deri në 6 mijë dollar në muaj, duke përcaktuar paga sa afërisht gjysma e kësaj shume/scan