AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 21:24

Përmbaruesi i bën "gropën" qytetarit, i shet pronën

Emisioni "Boom" ka zbuluar skandalin e Zyrës Përmbarimore Berat, Kryetari i së cilës pasi i ka shitur pronën një qytetari paratë nuk i ka depozituar në bankë. Ende nuk dihet se ku kanë perfunduar lekët nga shitja e kesaj prone.

Zoti Dilaver Basha pasi ka shlyer detyrimet që ka pasur ndaj bankës ku ishte kredimarres, ka mësuar se i është shitur edhe toka të cilën e kishte lenë si garanci bankare.

Ky veprim eshtë kryer nga permbaruesi Ilir Çipi ,cili për shitjen e kësaj prone nuk ka zhvilluar ankand dhe nuk ka njoftuar as bankën. Edhe pse ligjerisht lekët duhet të kishin kaluar në llogarinë e bankës 10 ditë pasi është shitur prona , përmbaruesi i Beratit kujtohet të kryeje këtë veprim pas 7 vitesh .

Banka nuk pranon që te hapë një numër llogarie pasi shtetasi Dilaver Basha nuk është debitor dhe e ka likujduar kredinë. Me nje vërtetim që ka shlyer kredinë dhe me nje pronë që i është shitur padrejtesisht, qytetari prej 7 vitesh endet ne dyert e gjykatave për të kërkuar drejtesi.