TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Fushë-Bulqizë është marrë njoftim se një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar, thuhet në një njoftim paraprak të policisë lokale lidhur me ngjarjen.
“Menjëherë kanë shkuar shërbimet policisë në vendngjarje, dhe nga verifikimet paraprake, kanë konstatuar se është përplasur nga një automjet dhe më pas ka humbur jetën shtetasi K.K, rreth 40 vjeç.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes, i cili u kap nga policia disa minuta më pas, dhe është shoqëruar në Komisaristin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, shtuan të njëjtat burime.
Më herët gjatë ditës së sotme, një 31-vjeçar mbeti i vdekur në një aksident rrugor.