AKTUALITET, 13 Maj 2020, 16:38

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, një i vdekur dhe tre të plagosur

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, një i vdekur dhe tre të

Një furgon me targat AA 176 XZ ka dalë nga rruga në fshatin Poroçan. Bilanci deri tani është një viktimë dhe tre të plagosur.

Viktima është një 32-vjeçar me inicialet E.Ll. Furgoni drejtohej nga B.Ç.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Toskollare”.

Mësohet se në makinë kanë qenë duke udhëtuar pjestarët e një familjeje dhe shoferi ka humbur kontrollin në rrethana ende të paqarta.

Policia, së bashku me ambulancën, janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.