TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alex Rodriguez është akuzuar sërish se ka tradhtuar Jennifer Lopez, por këtë herë nga një modele britanike e “Playboy”-it, që pretendon se ylli i bejsbollit i ka kërkuar treshe pak javë para se t’i propozonte këngëtares. Modelja Zoe Gregory pretendon se 43-vjeçari i “shpërtheu” telefonin me mesazhe duke i kërkuar marrëdhënie treshe, ndërsa thuhet se i kishte dërguar fotografi të turpshme dhe kërkoi ta takonte personalisht.
Modelja 44-vjeçare pretendon se ai e ka përndjekur me mesazhe, që nga 22 janari i 2019-s. Rodriguez i propozoi JLo-së gjashtë javë më vonë, më 9 mars, me një unazë 4.5 milionë dollarëshe.
Mesazhet e tyre u shtuan deri në ditën kur 43-vjeçar i kërkoi të takoheshin personalisht dhe iu lut që të sillte shoqe me vete për një treshe.
“JLo është e mahnitshme dhe ajo nuk e meriton këtë. Ndërsa po bëhej gati për t’u martuar me të, ai po më kërkonte video seksi, si dhe që të kryenim marrëdhënie dhe që të bëja marrëveshje me vajzat e tjera”, tregoi ajo për “The Sun”.
Në një mesazh në WhatsApp, sipas saj, ai shkruan: “A po mendon ende për tre emrat e vajzave të këndshme për ne?”. Madje ajo tregoi se në një foto i kishte treguar dhe organin gjenital. Kujtojmë se pas lajmit për fejesën, ai u akuzua nga ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco, se e kishte tradhtuar këngëtaren me bashkëshorten e tij.