TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama nga Gramshi ku është duke zhvilluar takimin e radhës elektoral u shpreh se PS e shpëtoi opozitën kur ishte në buzë të greminës 2 vite më parë.
“Kanë marrë dobësi një marrëveshje që dy vjet më parë i ka shpëtuar kur ishin në buzë të greminës. Është koha që ta mësojnë ata njëherë e përgjithmonë se nuk ka sharrë që nuk ngec në gozhdën tonë, pasi ne jemi me te drejtën dhe kush kërcënon të shkelë të drejtën tonë thyen qafën. Po e thyejnë qafën me vullnetin e tyre të lirë. Nuk i ka detyruar njeri të hyjnë në atë rrugë. Në atë rrugë ka vetëm the-qafje, nuk ka të ardhme”, tha Rama.
Më tej kryeministri sulmoi Presidentin Ilir Meta. Sipas Ramës, Meta është Haxhi Qamili i shfaqur me kostum dhe kollare, bën edhe shqiponjën.