SPORT, 23 Dhjetor 2020, 22:36

Reali nuk ndalet, Casemiro dhe Benzema “likuidojnë” Granadan

Reali nuk ndalet, Casemiro dhe Benzema “likuidojnë” Granadan

Real Madridi vijon të tregojë vazhdimësi në LaLiga, pas atij starti me luhatje, teksa siguroi fitoren e pestë radhazi në stadiumin “Di Stefano”. “Los Blancos” fituan 2-0 ndaj Granadas me gola të Casemiros në minutën e 57-të dhe Benzemasë në minutën e katërt shtesë.

Ekipi “merengues” shkon në kuotën e 32 pikë, aq sa ka edhe Atletico e Madridit (kryesuesja), por më golaverazh më të dobët dhe me dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Në fakt, duhet pranuar që ishte një sfidë e dominuar nga “Los Blancos”, që patën raste të shumta shënimi, por pa mundur t’i shndërrojnë në më shumë se një gol. Madje Reali rrezikoi të ndëshkohej me 11-metërsh në minutën 77-të, pasi kryesori i sinjalizuar nga sistemi VAR, por pasi i pa vetë pamjet la në fuqi vendimin fillestar për të vijuar lojën. Ndeshja mbeti e hapur deri në vërshëllimën përfundimtare të kryesorit, që sanksionoi suksesin e “Los Blancos”.

Sfida tjetër mes Getafes dhe Celta Vigos përfundoi barazim 1-1.