TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas mbështetjes që ka dhënë parlamenti holandez për zhvillimin e Konferencës së Parë ndërqeveritare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Edi Rama thotë se pas zgjedhjeve në Holandë, Shqipërisë iu hap rruga drejt procesit për integrimin europian.
“LAJM TJETËR I MIRË/ Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim” – shkruan Rama në rrjetet sociale.
Gjatë ditës së sotme, ambasada holandeze njoftoi se Parlamenti i Holandës ka shprehur mbështetjen për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë, pavarësisht kundërshtimeve që i ka bërë më parë.
Gjithashtu, qeveria holandeze thotë se Shqipëria ka bërë progres në fushën e reformës në drejtësi si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ditën e nesërme pritet të votohen dhe mocionet të cilat mund të ngrihen nga partitë politike ose grupet parlamentare.
Më 22 qershor të këtij viti, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociator ku do të votohet nëse do i hapet rruga Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.