TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi 25 mijë mësues i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se procesi i vaksinimit do të vijojë deri garantimin e një viti akademik të qëndrueshëm, ndërsa njofton se 42, 780 arsimtarë kanë marrë vaksinën për Covid-19.
“Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët.
Mbi 25 mijë mësues i kanë kryer të dy dozat e vaksinës”, shkruan Manastirliu, bashkangjitur videos së publikuar në rrjetet sociale.