AKTUALITET, 16 Qershor 2021, 13:53

Deputeti shqiptar në polici: Më kanë kërcënuar e shantazhuar në rrjetet sociale

Deputeti shqiptar në polici: Më kanë kërcënuar e

Deputeti i pavarur, Ligoraq Karamelo, ka denoncuar sot në polici se është kërcënuar dhe shantazhuar në rrjetet sociale.

Ai ka deklaruar për media se ka dorëzuar në komisariatin e Korçës kallëzimin për shpifje, kërcënime dhe shantazhe.

“Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike para një jave në Korçë, OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar gjithashtu dhe pas një emisioni në një nga televizion shqiptar, ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.

Natyrisht që Korça nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korça ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkëjetesë, këto janë sjellje të papranueshme që cënojnë jo vetëm bashkëjetesën, po prishin harmoninë që Korça ka. Kërcënimet kanë qenë të ndryshme, shumica janë te panjohura, është detyrë e prokurorisë ti zbulojë.

Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj”, ka thënë deputeti.