TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vdekjes tragjike të ndodhur një ditë më parë në Rroskovec, ku dy elektriçistë humbën jetën duke rregulluar linjat e tensionit të lartë, familja e elektriçistit 50-vjeçar Gjergji Duka, nga qyteti i Kuçovës ka hapur dyert e mortit.
Babai i dy fëmijëve njihej në qytetin e Kuçovës si një njeri i urtë e punëtorë dhe një baba shembullor.
Të shumtë kanë qënë miqtë e shokët që i janë drejtuar sot banesës së 50-vjeçarit për ti kryer nderimet e fundit, ndërkohë që asnjë prej mediave nuk është lejuar ti afrohet banesës.
Mësohet se 50-vjeçari Gjergji Duka punonte prej 32-vjetësh si elektriçist, ai kishte filluar punë në moshën 18-vjeçare, pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale për elektriçist.
Elektriçisti Gjergji Duka do të përcillet për në banesën e tij të fundit në orën 17:00 të pasdites së sotme, pasi familjarët e tij janë në pritje të së vetmes motër të viktimës, që jeton në Amerikë.