TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupimi për Partinë Demokratike, nga i cili kandidonte për kreun e partisë Edith Harxhi, ka reaguar në lidhjen me procesin e zgjedhjeve që u mbajt më 13 qershor.
Në një deklaratë për mediat, Grupi për PD-në denoncon një sërë shkeljesh statutore që sipas tyre janë bërë ndërsa procesin zgjedhor e cilësojnë si të pabarabartë, të padrejtë dhe me shkelje të rënda.
Grupimi për PD shprehet se kryetari i partisë në këto zgjedhje është votuar vetëm nga 32 mijë anëtarë nga 75 mijë që janë të regjistruar.
“25 mijë më pak se në vitin 2017 dhe 3 mijë më pak se në vitin 2013 kur PD ka qenë ende në pushtet dhe ka pasur 40 mijë votues pjesëmarrës në zgjedhjet për kryetar partie.”