AKTUALITET, 16 Qershor 2021, 13:06

Emërimi i Pjerin Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive/ Vlotana Ademi ngre padi: Vendim i paligjshëm

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka ngritur një padi rreth vendimit të marrë nga Shoqata e Bashkive të Vendit, ku u vendos shkarkimi i saj nga pozicioni i kryetares së shoqatës dhe në vend të saj u emërua, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Lidhur me këtë vendim, Voltana Ademi ka shprehu pakënaqësitë e saj dhe ka ngritur edhe një padi, ku sipas saj e konsideron vendimin e marrë nga Shoqata e Bashkive për të vënë kryetar Pjerin Ndreun, si të paligjshëm me argumentin se ky i fundit dhe bashkia e Lezhës nuk janë anëtarë të shoqatës dhe si pasojë nuk mund të zgjidhen në krye të atij organi.

Më tej, Ademi ka thënë se ky vendim cënon interesat e bashkisë së Shkodrës.