AKTUALITET, 28 Korrik 2019, 13:20

Plasin të shtënat në Jalë, sherr në zonën VIP të një lokali

Plasin të shtënat në Jalë, sherr në zonën VIP


Mbrëmja e së shtunës ka sjellë tronditje në një nga plazhet e njohura e të frekuentuara të vendit.

Mbrëmë vonë, më saktë sot nga ora 2 e mëngjesit, ka pasur një përplasje të fortë fizike mes dy grupeve që kishin konsumuar jo pak alkool në një prej lokaleve të njohura të zonës së Jalës.

Pas grindjes me grushte, dëshmitarë okularë tregojnë se gjithçka degjeneroi më keq, në përdorim armësh. Disa të shtëna janë dëgjuar ndërkohë që njerëzit janë futur poshtë tavolinave në zonën VIP të club-it më të njohur në Jale.

Besohet se nuk ka të lënduar rëndë, megjithatë pritet një raport i plotë nga policia për ngjarjen.