TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të shtunë ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana festoi 36 vjetorin.
Këtë gjë nuk e ka harruar edhe një nga klubet më të rëndësishëm të karrierës së tij, Olimpique Marseille me të cilën futbollisti shqiptar luajti gjatë sezoneve 2005 2009.
“I fuqishëm, me një grintë jashtë normales ai u bë idhulli i tifozëve të Velodromit” shkruan faqja e klubit të Marsejës.
Ajo kujton gjithashtu se Loriku që mbajti shiritin e kapitenit në këtë skuadër shënoi që në sezonin e parë në derbin kundër ish skuadrës së tij PSG dhe gjithsej realizoi 7 gola me Olimpique Marseille.
