AKTUALITET, 28 Korrik 2019, 11:59

FOTO/ Protestat antiqeveritare në Rusi, arrestohen 1300 persona


1300 protestues u arrestuan nga policia në Moskë gjatë një tubimi që kishte për qëllim kundërshtimin e vendimit të autoriteteve ruse, për të përjashtuar disa anëtare të opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 8 shtator.

Agjencia Reuters njofton se dëshmitarët tregojnë se disa nga të arrestuarit ishin kalimtarë të rastit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia me megafona u bënte thirrje turmave se po merrnin pjesë në demonstrata të paligjshme dhe se do të përballeshin me drejtësinë për shkeljen e ligjit dhe për bllokimin e rrugëve.

[caption id="attachment_282303" align="alignnone" width="608"] Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër autoriteteve policore ruse.[/caption]

“Ky është fundi i eksperimentit 30 vjeçar me zgjedhjet" u shpreh një protestues për The Guardian.

[caption id="attachment_282304" align="alignnone" width="590"] Sipas autoriteteve vendase, personat e ndaluar për të marrë pjesë në zgjedhje nuk kishin mbledhur firmat e nevojshme për të kandiduar edhe pse opozita pretendon të kundërtën.[/caption]

Autoritetet ruse përjashtuan rreth 30 persona nga e drejta për të kandiduar në zgjedhje duke shkaktuar zemërimin e qytetarëve. Protesta e 27 korrikut ishte thirrur nga lideri opozitar, Aleksei Navalny.

Ai është arrestuar më 24 korrik dhe është dënuar me 30 ditë burgim për thirrje të protestave. Autoritetet e kanë cilësuar protestën si të paligjshme.