AKTUALITET, 28 Korrik 2019, 10:16

E rëndë/ Kreu marrëdhënie me dhunë me të miturën, arrestohet 45-vjeçari

E rëndë/ Kreu marrëdhënie me dhunë me të


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 16 vjeçare është përdhunuar nga një 45-vjeçar.

Pas denoncimit të bërë prej saj në komisariat, policia ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi.

“Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.