TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar orët e para të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Mësohet se një sherr me arme zjarri ka ndodhur ndodhur në lokalin The Code pas një konflikti mes disa personave që ishin brenda ambienteve të “clubit”.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes së Policisë në lokalin e natës, 12 persona janë arrestuar, ndërsa 27 të tjerë janë shoqëruar për posedim kokaine dhe armëmbajtje pa leje.
Në përpjekje për të mësuar më shumë detaje lidhur me ngjarjen, Dosja.al ka kontaktuar me zëdhënsin e Policisë së Shtetit, Gentian Mullain. Ky i fundit ka mohuar ngjarjen duke u shprehur se nuk kishte ndodhur asnjë ngjarje e tillë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.