TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personi që shihni në foto është Ndriçim Jonuzi, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është autor i plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Kavajë, ndërkohë që autori i dyshuar me bashkë të tjerë janë në kërkim.
Fotoja në fjalë është bërë në vitin 2014, ku shihet me mjekër të gjatë mes efektivëve, teksa u arrestua për llogari të autoriteteve italiane për vrasje.
Ndonëse kanë kaluar 7 vite nga arrestimi i tij, Jonuzi (Tahiri) endej në Kavajë i armatosur. Në shoqërinë e dy personave, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni. Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.