AKTUALITET, 19 Prill 2021, 19:42

Të shtëna me armë drejt zyrës elektorale të PD-së, një i plagosur. Basha niset drejt Kavajës

Të shtëna me armë drejt zyrës elektorale të PD-së,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Kavajë, ku është qëlluar me armë zjarri zyra elektorale e Partisë Demokratike. Në këtë ngjarje, mësohet se ka mbetur i plagosur një person.

Ai është shtetasi Bledar Okshtuni që ka marrë plagë me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Kavajës, ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin. Mësohet se drejt Kavajës është nisur dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.