TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë orëve të pasdites në Kavajë, ku zyra elektorale e PD u qëllua me armë zjarri. Sikundër mësohet, autori që ka qëlluar në drejtim të zyrës është biznesmeni Ndriçim Jonuzi.
Nga të shtenat është plagosur shtetasi Bledi Noshtuni, i cili ndodhet në spital për trajtim mjekësor.
Personi i shpallur në kërkim quhet Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, pasi e ka ndërruar mbiemrin.
Ky shtetas është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës jashtë vendit.
Kryedemokrati Lululzim Basha deklaron se ky akt i frymëzuar nga Edi Rama, është kërcënim për demokracinë.
“Ngjarje e rëndë kundër demokracisë, PD, Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se ai të dielën humb dhe Shqipëria fiton.
Ai do të na mbyllë gojën, ne nuk i kemi frikë, ata do ta marrin përgjigjen me votë. Përgjigjen le tja japim të gjithë bashkë të dielën në 25 prill”, deklaroi Basha.