AKTUALITET, 19 Prill 2021, 20:14

“Ti je budalla”, plumba mes shqiptarëve në Itali, katër të arrestuar, dy të plagosur në spital

“Ti je budalla”, plumba mes shqiptarëve në Itali,

Katër shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë pas një sherri në Chieti të Italisë mbrëmjen e së dielës.

Të përfshirët në sherr janë të gjithë shqiptarë, ndërsa pas debateve verbale me sharje dhe ofendime situata agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Mediat italiane shkruajnë se gjithçka nisi pas një sherri banal në një lokal, pasi njëri nga shqiptarët i tha bashkëkombasit të tij “ti je budalla”.

Dy grupet më pas e lanë që të sqaroheshin larg lokalit, ku pati edhe të shtëna më armë dhe të plagosur.

Disa nga të përfshirë në konflikt janë; Amarildo Ferko, Florenc Kurti dhe Behar Gjoka dhe Altin Pojana.