TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në qytetin e Kavajës, aty ku vetëm një orë më parë u shënua një plagosje me armë në zyrat elektorale të PD.
Basha është pritur nga qindra demokratë para zyrës elektorale.
Kryedemokrati është futur më pas në zyrën elektorale për t’u njohur nga afër me situatën.
“Kjo është pamja e diktatorit që po ikën nga pushteti.
Ngjarje e rëndë kundër demokracisë, PD, Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se ai të dielën humb dhe Shqipëria fiton.
Ai do të na mbyllë gojën, ne nuk i kemi frikë, ata do ta marrin përgjigjen me votë
Përgjigjen le tja japim të gjithë bashkë të dielën në 25 prill", tha Basha.