AKTUALITET, 19 Prill 2021, 19:51

Plagosje në zyrën elektorale të PD, reagon Policia e Shtetit

Plagosje në zyrën elektorale të PD, reagon Policia e Shtetit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

25-vjeçari, i identifikuar si Gledi Okshtuni, ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën e parë mjekësore. iI dyshuar si autor është N. J.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është nisur me urgjencë drejt Kavajës pas plagosjes me armë në zyrat elektorale të PD-së në këtë qytet

Kavajë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.