AKTUALITET, 6 Janar 2019, 16:14

Plagosi gruan duke e lënë në gjendje kome, arrestohet shqiptari në Athinë

Plagosi gruan duke e lënë në gjendje kome, arrestohet shqiptari

Një ditë pasi qëlloi me thikë gruan, duke e lënë të plagosur rëndë, është arrestuar shqiptari në Athinë.

Mediat greke bëjnë më dije se, Mirosh Bardhi, 45-vjeçari që plagosi rëndë gruan e tij, Anxhela Bardhi, ra në prangat e policisë gjatë ditës së sotme.

Gruaja e tij ndodhet ende në gjendje kome dhe mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Sipas mediave greke, autori e kishte ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e xhelozisë për bashkëshorten.