TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Besfort Lamallari, ka reaguar publikisht pas largimit nga detyra dhe zëvendësimit të tij nga Ervin Demo. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lamallari e ka cilësuar drejtimin e këtij dikasteri si një “libër jete”.
Në reagimin e tij, Lamallari nëvizon rëndësinë e përvojës së tij në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë të Brendshme, duke e konsideruar si institucionin ku u formua profesionalisht e politikisht.
“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.
Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj.
Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues,” shkruan Lamallari.
Më tej, ish-ministri shprehu falënderimet për kryeministrin, duke paralajmëruar kalimin në një pozicion të ri pranë tij: “Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes angazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.”
Në përmbyllje të mesazhit të tij, pasi falënderoi bashkëpunëtorët dhe familjen për mbështetjen, Lamallari i uroi sukses pasardhësit të tij në këtë post, Ervin Demos, i cili do të drejtojë ministrinë e riorganizuar.
“Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time. Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo.
Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme,” përfundon deklarata e Lamallarit.
Reagimi i plotë:
Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.
Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.
Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.
Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time
Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.