AKTUALITET, 17 Dhjetor 2017, 09:50

Plagoset 65 vjeçari, u godit nga një makinë

Plagoset 65 vjeçari, u godit nga një makinë

Një 65 vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ndodhi në fshatin Mengël, ku 54 vjeçari me iniciale Sh.R, banues në Elbasan duke drejtuar  mjetin me  targa  EL 8223 B ka aksidentuar shtetasin Z.N.,  65  vjeç banues në Elbasan, i cili lëvizte me një kafshë pune.

I aksidentuari është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe  procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

TPZ.AL