AKTUALITET, 15 Prill 2020, 13:38

Pjesë e një bande droge, arrestohet bariu shqiptar në Greqi

Pjesë e një bande droge, arrestohet bariu shqiptar në Greqi


Një 31-vjeçar shqiptarë ka rënë në pranga e policisë greke sot në Janinë, pasi ishte shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesë e një bande të trafikut të drogës.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, punonte si bari në vendin fqinjë, ndërsa ishte shpallur në kërkim që prej 2 tetorit të vitit të kaluar, si pjesë e një grupi prej 10 anëtarësh grekë e shqiptarë.

Grupi u akuza se sollën në 5 muaj nga Shqipëria në Greqi 1 kg e 150 gram heroine dhe 30 gram kokainë, ndërkohë që iu sekuestruan dhe 325 gram heroine, 36 gram kokaine dhe 3400 euro

Gjate kontrollit ne stanin ku punonte 31-vjeçari i arrestuar sot, u gjetën dhe sekuestruan 4 kg 650 gram marijuanë e ardhur nga Shqipëria.